BallinaAktualitetFati i Ervis Martinajt ende mister, Artan Hoxha: Atentatet u ndërprenë pasi...

Fati i Ervis Martinajt ende mister, Artan Hoxha: Atentatet u ndërprenë pasi ai u zhduk, rrethi i tij ka…

Gazetari Artan Hoxha gjatë bisedës me Nisida Tufën në studion e emisionit “Kjo Javë”, foli edhe mbi zhdukjen e të shumëkërkuarit të drejtësisë Ervis Martinajt, teksa tha se autoritetet tona ende nuk kanë një përgjigje përfundimtare për fatin e tij por kanë një version sipas të cilit kemi të bëjmë me një rrëmbim dhe eleminim fizik të tij

Hoxha shtoi se megjithatë nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e Martinajt, por deklaroi se ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur dhe rrethi i tij ka dalë jashtë loje në botën e krimit.

Sipas tij pas zhdukjes së Martinajt u ndërprenë edhe të gjitha atentatet me armë në vend “si me thikë”, ndërsa theksoi se atentati ndaj kushëririt të tij, Brilant Martinaj mbetet ende i pazbardhur.

“Autoritetet tona nuk kanë përgjigje, kanë një version të tyre. Versioni i tyre është i njëjti me atë që kam deklaruar unë që kemi të bëjmë me një rrëmbim zhdukje dhe më pas eleminimi fizik të Martinajt. Kemi parë dhe kontrollet në banesat e Martinajt por ende nuk ka një përgjigje zyrtare për fatin e tij. Ajo që sot është e pamohueshme është se ai është zhdukur, rrethi i tij ka dalë jashtë loje. Pas zhdukjes së tij u ndërprenë atentatet me armë si me thikë, por kemi dhe ngjarjen e vrasjes së kushëririt të tij Brilant Martinaj ende e pazbardhur”, tha Hoxha.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular