BallinaAktualitetCilën PD do regjistrojë në zgjedhje? Celibashi: Vendosim siç e parashikon ligji

Cilën PD do regjistrojë në zgjedhje? Celibashi: Vendosim siç e parashikon ligji

Kreu i KQZ Ilirjan Celibashi tha në një deklaratë për mediat të mërkurën se KQZ ka dy kërkesa për anëtarët e KZAZ për Partinë Demokratike, dhe do të vendosë në përputhje me atë që parashikon ligji.

Ai bëri thirrje që nga ana e faktorëve politikë dhe institucionalë të punohet pa humbur kohë për ta zgjidhur këtë ngërç, teksa theksoi se PD si partia kryesore e opozitës për shkak të konfliktit të brendshëm mund të mos hyjë fare në zgjedhje gjë që do të ishte në dëm të interesit publik.

“Sa s’është vonë gjithkush që në mënyrë apo një tjetër mund të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj situate, ne jemi të fundit në radhë, tej çdo lloj presioni që dikush përpiqet ta transferojë në KQZ, në fund do vendoset siç ka parashikuar ligji. Nuk mundet të bëjmë sikur s’do ndodhë asgjë nëse partia kryesore e opozitës mund të mos regjistrohet fare në zgjedhje ose të regjistrohet jo sipas parashikimeve të dikujt apo dikujt tjetër”, tha Celibashi.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular