HomeAktualitetSherr masiv në futbollin shqiptar, arbitri ndërpret ndeshjen. Reagon kreu i degës...

Sherr masiv në futbollin shqiptar, arbitri ndërpret ndeshjen. Reagon kreu i degës së PD Delvine Hari Imeri

spot_img

Një nga ndeshjet e futbollit shqiptar është ndërprerë shpejt si pasojë e një sherri masiv. Kjo ka ndodhur në Peqin, teksa protagonistë bëhen stafet teknike.

Mësohet se takimi Shkumbini-Delvina është ndërprerë në minutën e 10-të për të mos vazhduar më. Pas golit të Delvinës me autor Mustën, pati një sherr masiv dhe pas 20 minutash ndërprerje, arbitri Klajdi Qëndra ka vendosur që takimi të mos vazhdojë për arsye sigurie.

Një dhunë që është e përsëritur, për më tepër në stadiumin e Peqinit. Tashmë u takon organeve disiplinore në FSHF të vendosin për këtë ndeshje, por me shumë gjasë ajo nuk do të përsëritet.

Reagon Hari Imeri

Sapo mësova që djemtë e Ekpit të Delvinës janë fyer rënd dhe goditur nga lojtarë dhe zyrtarë të Ekipit të Peqinit vetëm sepse kanë shënuar gol ! Kjo është e papranueshme në këtë kohë dhe duhet ndëshkuar. Ndaj i bëjmë thirrje FSHF, të marrë masa për të mos lejuar më akte të tilla. Futbolli i luajtur duhet të çliroj emocione pozitive dhe jo dhune.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular