HomeAktualitetI “fiksuar” pas shpejtësisë/ Humbi jetën në aksidentin e frikshëm, video e...

I “fiksuar” pas shpejtësisë/ Humbi jetën në aksidentin e frikshëm, video e Klevis Ruçajt duke ecur me 270 km/h

spot_img

Një video duke ecur me 270 km/h me makinë është në profilin e Klevis Ruçajt, i cili humbi jetën mbrëmë në një aksident të rëndë. Viktima po drejtonte mjetin tip “Audi” me shpejtësi të madhe dhe fatkeqësisht nuk i mbijetoi plagëve të rënda nga përplasja fatale. Gjithashtu kanë ndërruar jetë edhe dy gra që ishin në makinë.
20-vjeçari ishte apasionuar pas shpejtësisë, të cilën e kishte reklamuar edhe përmes rrjeteve sociale. Në një prej videove të tij ai lëvizte me shpejtësi deri në 271 km/h.
Ruçaj mburrej në rrjet se ishte e aftë të drejtonte makinën e tij dhe vetëm me një dorë.

Njoftimi i policisë:

Rreth orës 17:55, në rrethrrotullimin pranë qendrës tregtare “TEG”, ka ndodhur një aksident rrugor ku janë përfshire automjeti tip “Audi” dhe automjeti tip “Honda”.

Referuar mekanizmit dhe të dhënave paraprake dyshohet se automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin K. R., vjeç 20, ka qenë duke udhëtuar ne unazën lindore me drejtim levizje nga Farka per tek rrethrrotullimi pranë Teg, dhe pasi ka humbur kontrollin, duke thyer barrierat rrethuese te mbikalimit, ka përfunduar në autostradën Tiranë-Elbasan, duke aksidentuar automjetin tjetër tip “Honda”, me drejtues shtetasin me iniciale Q. K., rreth 60 vjeç.

Si pasojë e aksidentit rrugor kanë humbur jetën dy shtetase të pa identifikuara akoma, të cilat ishin pasagjere ne automjetin “Audi” si dhe ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i këtij automjeti, si dhe shtetasit A. K., 51 vjeç, O. K, 24 dhe Q. K, rreth 60 vjeç, që udhëtonin me automjetin tjetër.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular