“Këtë javë do të kemi çdo ditë mbledhje”, Alibeaj pas takimit me Kryesinë: Sot diskutuam për emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe…

0
576

Enkelejd Alibeaj ka folur sot për mediat pas mbarimit të mbledhjes së Kryesisë, konferencë që e mbajti për herë të parë në selinë e re të PD.

Alibeaj tha se në mbledhje është diskutuar në lidhje me emrat e kandidatëve për kryetarë bashkie dhe këshilltarë në lidhje me zgjedhjet lokale të 14 majit.

Kryetari i Komanduar i PD shtoi se gjithsesi përzgjedhja e emrave është një proces në vijim, ndërsa shtoi se kjo javë do të karakterizohet nga mbledhje të përditshme, duke mos lënë pas dore aksionin opozitar në Parlament.

“Ju falënderoj për orët e gjata të pritjes deri në përfundim të mbledhjes, do të kemi edhe nesër mbledhje të Kolegjit të kryetarëve. Sot është diskutuar në lidhje me procesin e miratimit të kandidaturave për “Lokalet”.

 

 

Kjo javë do ketë mbledhje çdo ditë, pa lënë mënjanë aksionin opozitar në Parlament. Diskutimi sot ishte për emrat për kandidatët për këshilltarë dhe kryetarë bashkie. Procesi është një proces në vijim”, tha Alibeaj.

Alibeaj foli edhe në lidhje me pritshmëritë për zgjedhjet e 14 majit.

“PD ka pasur një vit e gjysmë të vështirë, kemi pasur mes nesh goxha përplasje edhe fizike. Skena të cilat secili prej nesh të mund t’i fshehë, por kemi pasur goxha probleme që tregojnë se shëndeti i PD aq i duhur para fushatës nuk është në optimumin e vet, kjo ridimensionon edhe objektivate  PD.

Ajo që kemi mbajtur qendrim, të ndërgjegjshëm për situatën, 14 maji është një ditë jo më e partive politike dhe vetëm e PD me gjithë problematikën e vet, është e shqiptarëve, për hir të shqiptarëve ia vlen të hedhësh për një moment pas kurrizit e gëlltitësh urrejtjen e mllefin që na ka bashkëshoqëruar gjatë kësaj kohe për tu bërë bashkë ose bashkuar forcat rreth një kandidati nën logon e PD për t’i shërbyer shqiptarëve, jo për të fituar apo triumfuar dikush.

Jemi koshientë për situatën ku PD është ndodhur. Shumë energji është shpenzuar mes nesh pa arsye, por tashmë që futemi në situatë zgjedhore”, tha Alibeaj.