BallinaAktualitetMeta sqaron Al Jazzera-n: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. BE e...

Meta sqaron Al Jazzera-n: Nuk ka zgjedhje më 30 qershor. BE e painformuar mbi situatën politike

spot_img
spot_img

Presidenti Ilir Meta paralajmëron se nëse kriza politike do të përshkallëzohet, ekziston rreziku që të dëmtohet rruga integruese e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian. Në një intervistë për Al Jazeera, kreu i shtetit mbron vendimin e tij për anulimin e zgjedhjeve, duke argumentuar se kjo shmang konfliktin civil në vend.

“Zhvillimi i zgjedhjeve pa opozitën do të ishte një investim krejtësisht në dëm të së ardhmes europiane të vendit, qëështë objektivi kombëtar i të gjithë shqiptarëve, pavarësisht nga përkatësitë e tyre politike. Gjithashtu, pas 4-5 muajve të mbushur me konfrontime dhe tensione, që ju i keni raportuar si e gjithë media botërore, zgjidhja nuk mund të gjendet brenda 2-3 ditëve”.

Meta mbron vendimin e tij për të anulluar zgjedhjet e planifikuara për 30 qershor dhe thotë se kjo mund të ndihmojë në uljen e palëve në diskutime. “Unë jam i sigurt se kam bërë më të mirën për të shmangur përshkallëzimin e plotë të konfliktit midis qeverisë dhe opozitës dhe t’u jap të dyja palëve mundësinë për t’u qetësuar, për të reflektuar dhe për të hyrë shpejt në zgjedhjet lokale për interesat më të mira të të gjithë shqiptarëve “, deklaroi Meta.

Sa i takon qendrimeve te presidentit te KE-se, Jean Claude Juncker, qe mendonte se zgjedhjer organizohen ne Prill, Meta deklaron se ai nuk eshte plotesisht ne dijeni te situates.

“President Juncker është gjithashtu një mik i mirë i imi dhe është demokrat i madh. Jam i sigurt se ai nuk është informuar siç duhet për faktin se zgjedhjet e 30 qershorit praktikisht, ose në thelb janë thjesht votime dhe jo zgjedhje, sepse janë zgjedhje pa opozitën. Jam i sigurt se ai nuk është plotësisht në dijeni të gjithë situatës”, sqaroi Meta.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular