Një aksion nga forcat RENEA është duke u zhvilluar në Tiranë për kapjen e disa personave që janë në kërkim dhe konsiderohen si me rrezikshmëri të lartë. Lajmi konfirmohet nga burimet për mediat teksa aksioni vjen edhe pas ngjarjeve kriminale të ndodhura në vend së fundmi. Deri më tani nuk dihen detaje nga aksion blic, ndërsa detaje të reja pritet të dalin në dritë.