Siar Konti është i riu vlonjat i cili pak ditë më parë i dogji makinën “Ferrari” reperit të njohur, Noizy. Në foto shihet i riu, teksa shkon drejt vendit të ngjarjes, për të kryer porosinë që i ishte ngarkuar, për të cilën tha se ishte paguar 2 mijë euro.
Siç shihet nga pamjet, i riu është veshur me xhup dhe ecën në rrugë, ndërsa është kapur ‘mat’ nga kamerat e sigurisë.
Bëhet e ditur se zjarrvënia ndodhi pak ditë më parë në qytetin e Durrësit.