BallinaLifestyle“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë…”- Reperi i...

“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë…”- Reperi i njohur kanadez përmend kryeqytetin e Kosovës në këngën e tij të re “Polar Opposites”: Tensioni po rritet

Reperi i njohur Drake, ka publikuar së fundmi albumin e tij të ri “For All the Dogs”, ku në njërën prej këngëve, në “Polar Opposites”, përmendet dhe kryeqyteti i Kosovës.

Ende nuk është i qartë konteksti në të cilën “Prishtina” është përmendur gjatë tekstit të këngës, por më tej ai përmend edhe “rritje të tensionit”.

“Nuk e di se si i bëjnë gjërat në Prishtinë, unë thjesht e di se tensioni po rritet. Ka shumë njerëz të vdekur për mua që ende marrin frymë”, thuhet ndër të tjera në vargjet e këngës.

Pas publikimit të këtij albumi, Drake ka paralajmëruar që do të shkëputet nga muzika për t’u fokusuar në shëndetin e tij.

“Unë ndoshta do të bëj  pak pauzë nga muzika,” shpjegoi reperi i “God’s Plan” në SiriusXM’s Sound. “Do të jem i vërtetë me ju: më duhet të fokusohem te shëndeti im, para së gjithash. … Asgjë serioze, por thjesht, siç e dini, unë dua që njerëzit të jenë të shëndetshëm në jetë.”

Drake zbuloi se ai ka pasur probleme me stomakun dhe tani do të marrë kohë për t’i trajtuar ato.

“Më duhet të përqendrohem te shëndeti im dhe  do ta bëj këtë”, tha ai  duke shtuar se mund të largohet “ndoshta një vit”.

 

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular