Izraeli është në gjendje lufte, ku pas sulmeve të organizatës Hamas, është rritur numri i viktimave. Mbi një mijë mendohet se është bilanci i të vdekurve në dy shtet e përfshira në luftë, Izrael dhe Palestinë.
Kombëtarja e Izraelit po bëhej gati për dy ndeshjet eliminatore, ku më 12 tetor do të prisnin Zvicrën dhe tre ditë më vonë do të ishin mysafirë të Kosovës,
Nisur nga gjendja e luftës, zyrtarisht UEFA e ka shtyrë ndeshjen mes Izraelit dhe Zvicrës, e planifikuar të zhvillohej të enjten më 12 tetor. Për shkak të situatës në Izrael, UEFA vendosi të shtyjë të gjitha ndeshjet që është dashur të zhvillohen në këtë vend në javët e ardhshme.
Ndërkohë UEFA nuk ka vendosur ende për ndeshjen e 15 tetorit mes Kosovës dhe Izraelit.
“UEFA do të pres edhe disa ditë për të vlerësuar nëse ndeshja Kosova – Izraeli mund të zhvillohet më 15 tetor apo duhet të shtyhet. UEFA do të vazhdojë të monitorojë nga afër situatën dhe do të qëndrojë në kontakt me të gjitha ekipet e përfshira përpara se të marrë vendime për datat e reja”, ka njoftuar qeveria europiane e futbollit, UEFA.