BallinaAktualitetEMRI/ Taulant Balla prezanton kreun e ri të AMP-së: Të çojmë përpara...

EMRI/ Taulant Balla prezanton kreun e ri të AMP-së: Të çojmë përpara vetëpastrimin e Policisë

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka prezantuar sot drejtuesin e ri të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

I zgjedhur mes 5 kandidatëve është Florian Sulajmani.

Gjatë fjalës së tij, Balla theksoi se vetëpastrimi i Policisë së Shtetit është mision parësor i mandatit të tij.

“Agjencia e Mbikëqyrjes Policore duhet të fitojë në terren me rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit, abuzimit, bashkëjetesës me krimin – besimin e publikut dhe partnerëve tanë, kjo edhe falë bashkëveprimit në rritje me agjencitë e tjera ligjzbatuese, në mënyrë të veçante me SHISH dhe SPAK”, tha Balla.

“Jeni ju ata që duhet të hetoni çdo rast mosveprimi nga Policia. Rasti i Vlorës kur një vajzë e re viktimë e dhunës seksuale, apo ai I kopshtit në Tiranë, janë shembujt e këqij të veprimit të vonuar dhe standardit që tashmë është vendosur”, tha Balla.

Kujtojmë se Sulejmani pason Ardi Veliun, i cili mbajti këtë post nga 2 shtatori 2022 deri më 23 tetor 2023.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular