BallinaAktualitetKrimi m*kabër në familje, Hygerta Meta do të dërgohet për poligon për...

Krimi m*kabër në familje, Hygerta Meta do të dërgohet për poligon për të demonstruar si qëlloi të atin! Dy eksperimentet që do të kryhen

spot_img
spot_img

Policia do të kryejë eksperimente për të zbardhur ngjarjen makabre në Shënavlash të Durrësit, ku 50-vjeçari Pëllumb Meta u vra dhe u gropos nga fëmijët.

Mësohet se vajza e tij e vogël, Hygerta Meta, e cila pretendon se është autorja e krimit, do të dërgohet në një poligon qitjeje ku do të demonstrojë se si qëlloi babain e saj, në mënyrë që hetuesit të mund të binden nëse ajo është e aftë të përdorë armë zjarri dhe të qëllojë 4 plumba.

19-vjeçares do t’i jepet një armë e të njëjtit kalibër me të cilën u krye vrasja. Hygerta Meta do të duhet t’iu dëshmojë hetuesve, sesi e përdori armën dhe ekzekutoi të atin.

Eksperimenti i dytë lidhet me hapjen e gropës, ku u gjet trupi i pajetë i babait të 4 fëmijëve.

Prokuroria ka akuzuar si autor të vrasjes djalin e madh të viktimës, Hysen Meta, por ky i fundit, fillimisht pasi pranoi se kishte qëlluar 50-vjeçarin, ndryshoi dëshminë në gjykatë, duke u shprehur se në fakt krimin e kishte kryer e motra.

Gjithashtu edhe vetë Hygerta Meta ka pretenduar para togave të zeza, se ishte ajo që e vrau të atin duke e qëlluar me pistoletë, me pretendimin se ai donte ta fejonte pa dëshirë dhe ushtronte dhunë ndaj tyre.

Ndërkohë përmes eksperimenteve do të mund të hidhet dritë se kush e qëlloi 50-vjeçarin.

Ndërsa vijojnë hetimet për rolin e Blerina Metës, gruas së viktimës në ngjarjen e rëndë, e cila për momentin po hetohet në gjendje të lirë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular