Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i ka kthyer përgjigje, pyetjeve të një komentuesi për “sukseset” e reformës në Drejtësi, pyetje të cilave nuk ka denjyar t’u kthejë përgjigje, drejtuesja e ONM-së, Genoveva Ruiz Calavera.
Ja çfarë shkruan Manjani sot, teksa ka publikuar edhe pyetjen e Erind Bushatit për Misionin e BE në Shqipëri.
“Erind Bushati, të cilin nuk e njoh, ngre disa pyetje themelore për “sukseset” e Reformës në Drejtësi.
I ngre këto pyetje për Delegacionin e BE që krenohet me eksperiment- reformën që shpikën në Shqipëri.
Erindi pyet:
A u bë ndonjë analizë paraprake rrisku për dështimet eventuale? Si është e mundur që lihet vendi për tre vite pa gjykatë Kushtetuese? A është ky një dështim i madh? Në inkompetencë apo paaftësi?
Lexojeni vetë për më shumë. Por, qartësisht Delegacioni nuk i kthen përgjigje…
Nuk i kthen se nuk ka apo se nuk do, njësoj e shëmtuar është.
Nejse, ajo që unë mund të them është se:
Analizë rrisku nuk pati asnjëherë. Reforma solli këti pasoja që shohim për inkompetencë të ekspertizës së huaj dhe për dashakeqësi të ekspertëve shqiptarë që i shërbyen ekskluzivisht Edi Ramës. Këto të fundit të gjithë të paguar nga Fondacioni Soros.
Mbetem i mendimit se kjo reformë është e cekët, e paplotë sepse merret vetëm me njerëzit jo me drejtësinë në sallat e gjyqit.”
PYETJA NE FAQEN E EUROPIAN UNION IN ALBANIA NGA NDJEKESI