HomePolitikeAlibeaj: Lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025 do...

Alibeaj: Lista e kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e vitit 2025 do jetë gati brenda majit

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i Partië Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaron se lista e kandidatëve të PD-së për deputetë për zgjedhjet e 2025 do të jetë gati brenda muajit maj.

I ftuar në Report Tv, Alibeaj tha se procesi i identifikimit të kandidaturave nuk bëhet për një ditë.

Ka pasur një vonesë për shkak të votimit të procesit të zgjedhjes së kryetarëve dhe kryesisë. Ne e kishim menduar që ky proces të përfundonte në fund të marsit.

Sot që flasim janë dikur te 10 degë të vogla dhe ky ishte shkaku i parë. Procesi i identifikimit të kandidaturave nuk bëhet për një ditë.

Ai është proces dhe ka startuar para 31 marsit duke përcaktuar se cilat do jenë pishinat ku do identifikohen kandidaturat për deputetë.

Deri në fund të këtij muaji do jetë e përfunduar kjo listë. Në maj do kalohet në lancim të programit. Binomi kandidat dhe program do jetë e përfunduar brenda majit”, shtoi ai.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular