Vendimi i opozitës për djegien e mandateve është kundërshtuar publikisht nga disa ambasada perëndimore në Tiranë. Megjithatë, kreu i Këshillit Kombëtar të PD-së, Bujar Nishani ka zbuluar se opozita është ndihmuar nga faktori ndërkombëtarë para se të merrte vendimin.
Në emisionin ‘Byro Politike’ në Abc News, Nishani shtoi se i izoluar nga faktori ndërkombëtar është kryeministri Rama që ka 10 muaj që nuk pritet nga asnjë kancelari perëndimore. “Kryeministri nuk është pritur në asnjë kancelari të rëndësishme në mandatin e dytë dhe nuk është pritur në asnjë vizitë të rëndësishme. Opozitën në këtë vendimmarrje e ka ndihmuar komuniteti ndërkombëtar. Opozita për fatin e keq nuk pati mundësi që të provonte me prova dhe fakte banditizmin që u bë me votën. Bandat kriminale ishin nën ombrellën e policisë”, pohoi Nishani.
Reagimet e bëra nga eurodeputetët në Tirane dhe nga disa ambasada, Nishani i quajti formale, pasi sipas tij, mediat serioze si Deutche Welle dhe Zeri i Amerikës’ jane ato qe perfaqesojne opinionin e politikberesve. “Ju jeni njerëz të medias dhe keni goxha eksperiencë dhe kur them njerëz të medias dhe jeni njerëz që e laboroni jetën politike. Ka një dalim mes qëndrimit diplomatik, deklaratës diplomatike dhe qëndrimeve të tjera. Ju e dini shumë mirë që media prestigjoze përzgjedhin opinionet e politikbërësve. Zëri i Amerikës përcjell zërin e Kongresit Amerikan. Deutsche Welle përcjell opinionin e Gjermanisë. Ne duhet të kalkulojmë se qëndrimet diplomatike se ka nga ata që janë formale. Këto që unë përmenda janë publike të gjitha. Raporti më i fundit që u lëshua ishte se Shqipëria është vendi më i korruptuar në Ballkan. Ata u thonë shqiptarëve se e kuptoni se ku jeni?!”, përfundoi Nishani.