Dy shtetase ukrainase janë gjetur të vdekura tek zona e “Selvisë” në Tiranë.
Viktimat me iniciale A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe dyshohet se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh. Trupat e tyre u zbuluan nga shoqja e dhomës në banesën tek Rruga e Dibrës rreth orës 13:35.
“Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike”, raportuan uniformat blu.
Njoftimi i policisë:
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 10.05.2024, rreth orës 13:35, në Rrugën e Dibrës, në banesë, janë gjetur nga shoqja e tyre e dhomës, pa shenja jete shtetaset ukrainase A. K., 25 vjeçe dhe A. L., 40 vjeçe.
Paraprakisht dyshohet se dy shtetaset kanë humbur jetën për shkak se kanë konsumuar mbidozë ilaçesh me përmbajtje lëndësh narkotike.
Është ngritur grupi hetimor së bashku me ekspertë të ADN-së dhe Ekspertimeve Biologjike pranë Institutit të Policisë Shkencore të cilët ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.