BallinaEkonomiBalluku prezanton nismën e Akademisë së Energjisë, OSHEE-OST-KESH bashkëpunim me arsimin professional...

Balluku prezanton nismën e Akademisë së Energjisë, OSHEE-OST-KESH bashkëpunim me arsimin professional për trajnime e punësime

Stafet e reja të sektorit energjetik do të kenë mundësi të trajnohen përmes Akademisë së Energjisë e cila pritet të hapë dyert së shpejti.

Nisma e re u prezantua nga   zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku gjatë vizitës së saj në Shkollën Teknike Elektrike “Gjergji Canco” në Tiranë.

Ministrja Balluku theksoi se Akademia e Energjisë, ka në fokus zhvillimin dhe formimin e brezit të ardhshëm të profesionistëve në sektorin e energjisë.

Balluku nënvizoi se në këtë Akademi, synohet të përgatiten të gjitha stafet që do të kontribuojnë në sektorin energjitik, përfshirë OSHEE-në, Operatorin e Transmetimit OST, apo edhe KESH.

“Shqipëria është duke zhvilluar burime alternative për të mos qenë në varësi totale të flukseve hidrike, duke zhvilluar kështu edhe panele fotovoltaike përmes ankandeve fotovoltaike apo edhe ankandeve eolike.

Shqipëria është futur në rrugën e inovacionit dhe përdorimi i hidrogjenit apo burime të tjera alternative të qëndrueshme si gazi i lëngshëm, bazuar në teknologji që sigurojnë emetime sa më të ulëta, do të jenë zgjidhje për prodhimin vendas, pasi Shqipëria synon që në 2030 të kthehet në një vend eksportues neto”, u shpreh Balluku.

Sipas saj, ky plan, pa dyshim kërkon kolonën më të rëndësishme që ka çdo sektor, që janë burimet njerëzore, që janë aseti më i çmuar edhe për fushën e energjisë.

“Për këtë aryse prej disa kohësh, kemi nisur një reformë të thellë sa i përket ngritjes së kapaciteteve njerëzore në OSHEE grup, si kompania më e madhe energjetike që ne kemi”, tha ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Ministrja theksoi se vitin e kaluar u lançua nga OSHEE një thirje për moshat nga 18-25 vjeç, të cilët mund të ishin teknik, elektricist, apo inxhinier elektrik.

Balluku theksoi se nevoja e aftësimit të brezit të ri erdhi si pasojë e konstatimit të moshës mesatare 50 vjeç të ekspertëve teknik, elektricist dhe inxhinierë në OSHEE.

Administratori i OSHEE-së, Enea Karakaçi u shpreh se kompania OSHEE i ka të gjithë resuerset për hapjen e Akademisë së Energjisë, pasi ka dhe numrin më të madh të profesionistëve të fushës.

“Akademia do të ndahet në tre drejtime. Do të ofrojë trajnimet për stafin e ri në kompaninë OSHEE, do të bashkëpunojë me shkollat profesionale me module të posaçme ku nxënësit të vijnë të bëjnë praktikë pranë OSHEE.

Do të bashkëpunohet gjithashtu dhe me universitetet për të thithur inxhinierët më të mirë“, theksoi administratori i kompanisë OSHEE Enea Karakaçi, i cili nënvizoi ndër të tjera se Akademia do të japë certifikata përkatëse për nxënësit pjesëmarrës.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular