BallinaAktualitetAndi Tela rikthehet në krye të “Focus Media News” dhe “Panorama Group”,...

Andi Tela rikthehet në krye të “Focus Media News” dhe “Panorama Group”, presidenti Hysenbelliu: Mbetemi mediat lider në Shqipëri!

Gazetari i njohur Andi Tela rikthehet në drejtimin e grupit mediatik “Focus Media News” ku përfshihen News24, BalkanWeb, Gazeta Shqiptare, Radio News24 si dhe të “Panorama Group”.

Prezantimi i z.Tela përpara bordit dhe stafit të News24, BalkanWeb dhe Gazetës Panorama u bë nga Presidenti i “Hysenbelliu Group”, z.Irfan Hysenbelliu.

Z.Hysenbelliu vlerësoi bashkëpunimin prej 17 vitesh në të kaluarën me z.Andi Tela dhe i dha besimin e plotë për drejtimin e mediave të rëndësishme dhe lidere në Shqipëri.

Zoti Hysenbelliu shprehu falenderimin e tij edhe për bashkëpunimin shumë të mirë me z.Aleksandër Çipa, të cilit i uroi suksese në angazhimet e tij profesionale.

Andi Tela është një gazetar i njohur e me eksperiencë të gjatë drejtuese në media, i angazhuar për informimin dhe analizimin e ngjarjeve më të rëndësishme në vend.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular