– Pas dy goditjeve të bujshme në merkato, Frenkie de Jongut dhe Antoine Griezmann Barcelona mendon dhe për të ardhmen e ekipit. Hiroki Abe, apo siç njihet ndryshe ndërkombëtarisht ‘Messi’ japonez firmosi me klubin blaugranas për 1.1 milion euro.
20- vjeçari i transferuar nga klubi japonez Kashima Antlers do të luajë fillimisht me Barcelonën B, por bordi drejtues e sheh këtë lojtar si pasardhësin e Lionel Messit. Ai luan si një sulmues anësor i majtë, por nuk përjashtohen dhe opsionet e tjera të sulmit.