BallinaAktualitetI njohur për jetën luksoze, vritet politikani indian pak para zgjedhjeve! Kishte...

I njohur për jetën luksoze, vritet politikani indian pak para zgjedhjeve! Kishte lidhje të ngushta me yjet e ‘Bollywood’

Një politikan nga India është qëlluar për vdekje në Mumbai të dielën, raporton “BBC”

Persona të armatosur hapën zjarr në drejtim të 66-vjeçarit Baba Siddique, në afërsi të zyrës së birit të tij, që po ashtu është politikan.

Dy persona janë arrestuar në lidhje me vrasjen.

Siddique, një ish-ministër në nivel lokal, ishte figurë e lartë politike në shtetin e Makahrashtras. Në këtë shtet pritet të mbahen zgjedhje muajin e ardhshëm. Vrasja ka shokuar Indinë.

Siddique ishte i njohur për festat luksoze e po ashtu për lidhjet e ngushta me yjet e Bollywoodit.

Vrasja ndodhi përkundër nivelit të lartë të sigurisë për shkak të një festivali hindus në qytet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular