BallinaBotaNetanyahu paralajmëron OKB: Largoni trupat paqeruajtëse, bëjeni menjëherë…

Netanyahu paralajmëron OKB: Largoni trupat paqeruajtëse, bëjeni menjëherë…

Benjamin Netanyahu, kryeministri izraelit, i bëri thirrje të dielën shefit të OKB-së që “menjëherë” të largojë paqeruajtësit e OKB-së të vendosur në Libanin jugor nga “rruga e rrezikut”.

“Zoti Sekretar i Përgjithshëm, largoni forcat e UNIFIL-it nga rreziku. Duhet të bëhet menjëherë”, tha Netanyahu në një video deklaratë të lëshuar nga zyra e

Të paktën pesë paqeruajtës të OKB-së janë plagosur ditët e fundit ndërsa forcat izraelite luftojnë kundër Hezbollahut në Libanin jugor.

Kjo vjen pasi ushtria izraelite tha të dielën se trupat e saj në Liban kishin kapur një militant të Hezbollahut, njoftimi i parë i tillë që kur filloi një ofensivë tokësore ndërkufitare.

IDF ka hasur pak rezistencë pasi ka sulmuar fshatrat në Libanin jugor, sipas Institutit për Studime të Luftës, i cili shtoi se ushtarët izraelitë “kanë hasur në mënyrë të vazhdueshme depo armësh dhe infrastrukturë” të përdorura më parë nga luftëtarët e Hezbollahut që “u larguan nga zona”.

Yoav Gallant, ministri i mbrojtjes i Izraelit, i tha homologut të tij amerikan Lloyd Austin se Izraeli do të vazhdojë të marrë masa për të shmangur çdo dëm ndaj paqeruajtësve të OKB-së të vendosur në Libanin jugor, tha të dielën ministria e mbrojtjes.

“Ministri Gallant theksoi … IDF (ushtara izraelite) do të vazhdojë të marrë masa për të shmangur dëmtimin e trupave të Unifil dhe pozicioneve paqeruajtëse”, në Libanin jugor, tha ministria në një deklaratë pas bisedimeve gjatë natës.

Të paktën pesë paqeruajtës janë plagosur ditët e fundit ndërsa forcat izraelite luftojnë kundër Hezbollahut në Libanin jugor.

Misioni paqeruajtës, Unifil, ka akuzuar ushtrinë izraelite për gjuajtje “të qëllimshme” në pozicionet e saj.

Unifil tha se, ditët e fundit, forcat e saj janë vënë vazhdimisht nën zjarr në qytetin libanez Naqura ku ka selinë e saj, si dhe në pozicione të tjera.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular