Subjektet tregtare tashmë do të jenë më të tërhequr përsa i përket reklamimit të produkteve përmes telefonatave apo mesazheve pasi në Konsultime Publike është publikuar projektligji për i cili ka në fokus ndalimin e reklamimit të subjekteve tregtare pa pëlqimin e qytetarëve.
Rezart Lahi Anëtar i bordit të bizneseve online:
“Aktualisht ka qenë që t’i mund të bëjë ankesë, por tani kanë vendosur një filtër, që personi mund të regjistrohet te kjo listë, por nga ana tjetër është vendosur një taksë, një tarifë ndaj bizneseve që duhet të paguajnë për të pasur akses te ky regjistër.”
Por, cilët mund të jenë disa nga mënyrat se si mund të reklamojnë bizneset produktet që duan të shesin?
Rezart Lahi:
“Kjo varet thellbsisht nga kompanitë dhe produktet çfarë shet. Formati i dyshekëve dhe multicooker etj., ka patur gjithmonë një lidhje me telefonatat pasi personat e shitjeve kanë pasur aftësitë e tyre, ku përmes telefonatës, t’i bindin personat për shitje. Dhe do vazhdojë e tillë, nuk do ketë ndonjë ndryshim. Bizneset e reja varet te kategoria e biznesit, në qoftë se je biznes online, ndoshta mund të funksionojë edhe email marketing, mund të funksionojë me kupona, me komunikime të ndryshme digjitale. Ka dhe disa biznese që të vijnë në zyrë, të vjen personi në zyrë.”
Referuar projektligjit të Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, subjekti tregtar që kryen telefonata apo çdo mënyrë tjetër komunikimi me qëllime tregtimi dhe reklamimi, është i detyruar: të paguajë tarifën për regjistrimin fillestar në Regjistër, të paguajë tarifën për akses në Regjistër, të aksesojë Regjistrin përpara se të realizojë komunikime tregtar ndaj personave, pas aksesit në Regjistër, të heqë nga lista për kontaktim të gjithë numrat e personave të cilët janë regjistruar në Regjistrin e Komunikimeve Tregtare të pa Kërkuara. Ndërsa qytetarët regjistrohen falas në këtë regjistër.