Reperi i njohur Stresi dhe ish-bashkëshortja e tij Keisi, marrëdhënia e së cilëve po përflitet prej vitesh për ndarje dhe bashkime, duket se janë rikthyer përsëri në krah të njëri-tjetrit.
Ka qenë një postim i reperit i cili ka ngritur dyshimet për këtë rikthim të dyshes. Teksa vetë Kejsi ka postuar një foton e saj dhe ka shkruar “së shpejti” duke bërë tag Stresin, ky i fundit e ka ripostuar në Instagramin e tij duke e shoqëruar me disa figura me zemra.

Ndonëse ata të dy nuk kanë konfirmuar ndonjë ribashkim, kaq është dashur për fansat për të aluduar se çifti i kanë dhënë fund keqkuptimeve dhe i janë rikthyer romancës së tyre të shumë përfolur.

Vlen të përmendet fakti se së fundmi qarkulloi në rrjet dhe një video ku dyshja u panë nëpër rrugët e Tiranës, nuk dihet ende nëse marrëdhënia mes tyre ka vijuar aty ku u la apo thjesht Keisi dhe Stresi do të sjellin një projekt në bashkëpunim.

Stresi dhe ish-partnerja e tij, Keisi janë zyrtarisht të divorcuar. Reperi zbuloi se ish-partnerja e tij kishte bërë kërkesë në gjykatë për t’u ndarë dhe ai e ka zbuluar në momentin që i ka ardhur letra për t’u paraqitur në seancë.
“Të them të drejtën, unë kam pasur një lidhje martesore. I celebruar me ish-partneren që kam pasur dhe e përshëndes shumë. Është vajzë e mrekullueshme. Unë nuk dija seç ishte dashuria. U martuam kështu fshehurazi. Edhe kur vjen një letër para dy ditësh dhe thotë që të mërkurën duhet të jesh në gjyq.
Dhe shoh që ishte civile shkruante aty. Dhe në momentin që shkoj aty më pret avokati sot edhe më thirrën Arkimed Lushaj dhe ‘Filane’ Lushaj’. Unë po rrija. Isha habitur me të thënë të drejtën se po vija edhe nga xhirimet. Kur futem aty edhe e shoh thashë wow”, tha Stresi disa muaj më parë në një intervistë.

