Një nga avokatet e të pandehurve në sallën e gjyqit që po zhvillohet kundër Nuredin Dumanit dhe të pandehurve të tjerë të dosjes “Plumbi i Artë” pretendoi se u kërcënua me jetë nga i penduari Dumani, raporton A2 CNN.
Në kohën që gjykata vendosi të ndërpresë seancën për 10 minuta, avokatja mori fjalën dhe kërkoi të merren masa.
“Para se të ndërprisni seancën, lutem të dëgjoni procesverbalin audio të seancës. Teksa po flisnit i penduari më tha ‘do merrem dhe me ty, me ke ngelur ti pa vrarë’. Nuk mund të kërcënohemi kështu!”, citohet të ketë thënë avokatja.