Nga Evi Kokalari
Demokratë – ikni nga PD e Berishës! Listat e mbyllura jo vetëm janë korrupsion absolut në vetvete, por emrat që shoh në listat e PDsë, më kanë skandalizuar.
Ata që ju helmuan në 8 Janar, dhe ata që nuk begenisën të na mbështesnin derisa arritëm në kuvendin e Prillit 2022, bashkangjitur Sorosistëve të partisë, janë shtylla bazë e grupit parlamentar.
Mundi i atyre që jo vetëm i dolën Berishës në krahë që ditën e parë, por sakrifikuan kohë, energji dhe para, nuk i shoh në këtë listë.
Tre vetë kanë ikur nga PD këto ditë. Rithemelistave të vërtet, ju bëj thirrje të ikin nga kjo parti. Mos u gënjeni me LaCiviten. Ai do bëj lekët e veta, do të mundohet ti heq ‘non-gratën’ Berishës, dhe ju prapë do humbni në Maj.
Largohuni me dinjitet. Ju premtoj, ditë më të mira do vinë për ju nëse distancoheni nga ky llum, ashtu siç bëra unë dy vjet më parë!
Komentet e mia për secilin nga ata në listë, i gjeni më poshtë.