Nga Berat Buzhala
Shqiptari i jem i preferume eshte Altin Dumani i SPAK’ut. Mos harroni: ky nuk eshte gjyqtar, ky eshte prokuror. Ky nuk ndan drejtesi, ky kerkon drejtesi.
Prandaj, gjate rruges, deri ne fjalen perfundimtare te gjyqtareve, ndonje subjekt i Dumanit mundet me qene edhe dikush qe eshte i pafajshem, mirepo e mira e pergjithshme ia toleron edhe ndonje gabim.
Po e shoh qe i jane turre edhe pushteti edhe partia ma e madhe opozitare, por ne anen tjeter Dumani e gezon mbeshtetjen e popullit, qe nuk e ka shume gajle nese bashke me drunjt e thate digjet edhe noj dru i njome.
I vetmi, sipas meje, qe po e lexon pak a shume ne kete drite situaten politike dhe te drejtesise ne Shqiperi eshte Agron Shehaj, i partise Mundesia.