Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin “Ersekë-Korçë”, ku kanë mbetur të plagosur një çift bashkëshortësh. Raportohet se shoferi i mjetit, shtetasi me iniciale E. I., ka humbur kontrollin duke dalë nga rruga. Drejtuesi i mjetit dhe bashkëshortja e tij, shtetasja me iniciale Xh. I., janë dërguar në spital ku ndodhen nën kujdesin e mjekëve.
“Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës”, informuan blutë.
Njoftimi i policisë:
Ersekë/Informacion paraprak
Në aksin rrugor “Ersekë-Korçë”, shtetasi E. I., duke drejtuar automjetin, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi E. I. dhe bashkëshortja e tij pasagjere në automjet, shtetasja Xh.I., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Korçës.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit