HomeSocialeSot, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

Sot, Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare

spot_img

Dita Ndërkombëtare e Gjuhës Amtare është një ditë ceremoniale e shpallur nga UNESCO në vitin 1999.
Si e tillë ajo festohet më 21 shkurt të çdo viti. Qëllimi i caktimit të saj është ndërgjegjësimi për shumëllojshmërinë gjuhësore dhe kulturore si një vlerë universale.

Kjo ditë ka si qëllim promovimin dhe ndërgjegjësimin për diversitetin gjuhësore dhe kulturor si dhe promovimin e shumëgjuhësisë.

Gjuha është pjesë e pandashme e identitetit të një populli, me anë të së cilës shprehet shpirti dhe kultura e tij. Gjuha e një populli, zhvillimi i saj, e folura e tij, dashuria ndaj saj dhe promovimi i saj tregon, në fakt, kulturën që mbretëron brenda pjesëtarëve të atij populli, asaj shoqërie.

Data 21 shkurt është caktuar për të përkujtuar ditën e protestave të studentëve të Univesitetit Dhaka me origjine nga Bengali, të cilët qenë konfrontuar me policët pakistanezë derisa protestonin për të drejtën e gjuhës së tyre bengaleze që të pranohet si gjuhë zyrtare.

Që nga viti 1999, kur UNESCO kishte shpallur 21 shkurtin Ditë Ndërkombëtare të gjuhës amtare, çdo vit në mbarë botën organizohen manifestime, organizime në nivel kombëtar e ndërkombëtar, me qëllim të ruajtjes dhe promovimit të gjuhëve amtare.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular