HomeUncategorized“Pritëm 1 orë e gjysmë në oborr, na thanë nuk mund ta...

“Pritëm 1 orë e gjysmë në oborr, na thanë nuk mund ta shohim”, përfaqësuesit e PL nuk takojnë dot Ilir Metën në burg: U refuzuam pa…

spot_img

Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi, Edmond Haxhinasto dhe deputetët Erisa Xhixho e Petrit Vasili janë nisur sot për të vizituar presidentin e PL Ilir Meta në burgun 313, por sipas asaj që një prej deputetëve deklaroi për mediat, ata nuk janë lejuar.

“Nuk patëm takim me zotin Meta sepse qeveria ka shkelur çdo normë demokratik që pengoi takimin tonë. Takimin e kishim lajmëruar më parë me gjithë dokumentet e nevojshme”, u shpreh Vasili.

Ai shtoi më tej se pasi kanë hyrë në ambientet e oborrit të institucionit ku mbahet Meta, ata kanë pritur mbi 1 orë e gjysmë dhe më pas janë njoftuar se nuk mund të kryejnë takimin.

“Hymë në oborr dhe pritëm mbi 1 orë e gjysmë për të na njoftuar që nuk mund të bënim takimin”, tha ai.

Vasili vijoi duke argumentuar se ai vetë dhe Erisa Xhixho, si dy deputetë të Parlamentit kanë të drejtën për të zhvilluar takime të tilla, por sipas tij janë refuzuar pa dhënë asnjë motiv.

“Unë dhe zonja Xhixho, dy deputetë njoftuam që do takonim zotin Meta dhe pritëm refuzimin e tyre. Takimi është një e drejtë minimale bazike e komunikimit. Këta kanë standardin e anti ligjit e anti shtetit. Refuzimi i sotëm i të drejtës së dy deputetëve u dhunua pa dhënë asnjë motiv. Persona publikë pengohen e refuzohen për të zhvilluar një takim të tillë. Ne kemi bërë kërkesën edhe te SPAK por të gjithë bashkë kanë penguar me të gjitha mënyrat që patën takimin tonë me zotin Meta”, përfundoi Vasili.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular