HomeKronikeSafet Bajri me pranga në duar dhe i buzëqeshur! Momenti i shoqërimit...

Safet Bajri me pranga në duar dhe i buzëqeshur! Momenti i shoqërimit nga RENEA!

spot_img

Pamjet që shikoni janë të Safet Bajrit, gjatë shoqërimit nga RENEA në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pas urdhër arrestit të lëshuar ndaj tij nga GJKKO, me kërkesë të SPAK. Safet Bajri dyshohet për vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018. Fatbardh Lici është vëllai i  Mustafa Lici dhe xhaxhai i Ibrahim Licit.

Bajri akuzohet edhe si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal. Ai po hetohet edhe në lidhje me masakrën e Dobraçit, ku humbën jetën 4 persona, Hamza Lici, Arlind Bushati si dhe çifti i bashkëshortëve Bashkim e Flutura Basha, të cilët nuk kishin lidhje me ngjarjen.

FOTOLAJM/ Safet Bajri me pranga në duar dhe i buzëqeshur! Momenti i

Mësohet se urdhër arrest është lëshuar edhe për Asmer Bilalin dhe kushëririn e tij, Behar Bajri, raporton gazetarja Klodiana Lala. Bilali ndodhet në burgun e Reçit, ku edhe do t’i komunikohet akuza e re.

Kujtojmë që 3 ditë më parë, 18 Shkurt, në banesën e Safet Bajrit u kryen kontrolle ng forcat RENEA.

Pas aksionit të RENEA, ai reagoi duke u shprehur se sa herë që policia shkon në banesën e tij i jep USB e kamerave. Safet Bajri deklaroi se nuk ka lidhje me asgjë, duke përmenduar masakrën e Dobraçit.

Ai theksoi se Asmer Bilalin e kaa shok, duke theksuar se “kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”.

FOTOLAJM/ Safet Bajri me pranga në duar dhe i buzëqeshur! Momenti i
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular