Një ndër kandidatët e Koalicionit Euroatlantik që do të përfaqësojë Njësitë Administrative të Zall-Bastarit, Dajtit, Qesarakës, Zall-Herrit, Shëngjergjit në Tiranë është Abas Tafa.
Me një përvojë të gjatë në mësimdhënie, Tafa shprehet se Shqipëria është marrë peng nga një klasë politike që vetëm e ka plaçkitur.
“Ndjehem i vlerësuar që Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatllantik dhe lideri i Koalicionit Z.Lulzim Basha, më dhanë besimin, të jem kandidat për deputet, duke e pranuar me vullnet dhe përgjegjësi të plotë këtë angazhim te motivuar nga nevoja emergjente për ndryshimin e klasës politike, me objektiv zhvillimin e standardeve demokratike të vendit tonë.” – shkruan ai më tej.
Më poshtë postimi i plotë
Të nderuar miq, dashamirës, qytetarë të Qarkut Tiranë.
Të nderuar banorë të Njësive Administrative të Zall-Bastarit, Dajtit, Qesarakës, Zall-Herrit, Shëngjergjit.
Unë, Abas Ramazan Tafa, lindur e rritur në Zall-Bastar Tiranë, me arsim të lartë, i diplomuar në Fakultetin e Historis dhe Filologjisë në Tiranë profili “ Gjuhë Letërsi për Arsimin e Mesëm”, 21 vjet që punoj në Arsim, drejtues i Shkollës Mesme të Bashkuar “Bahri Nela” Zall-Bastar Tiranë, 12 vjet antar i këshillit dhe i Qarkut Tiranë i Partis Demokratike, për 30 vjet në poste drejtuse i kësaj force politike në dit të mira dhe të këqija me te afer e miq shokë i kurdo ndodhur në cdo moment i gaçëm! Ju prezantoj vendimarrjen time, pas votëbesimit nga ana e Këshillit Kombëtar të Demokratëve Euroatlantik, për kandidimin tim për zgjedhjet parlamentare të 11 Majit 2025, si deputet i Qarkut Tiranë.
Ndjehem i vlerësuar që Këshilli Kombëtar i Demokratëve Euroatllantik dhe lideri i Koalicionit Z.Lulzim Basha, më dhanë besimin, të jem kandidat për deputet, duke e pranuar me vullnet dhe përgjegjësi të plotë këtë angazhim te motivuar nga nevoja emergjente për ndryshimin e klasës politike, me objektiv zhvillimin e standardeve demokratike të vendit tonë.
Shqipëria aktualisht qeveriset nga një klasë politike e cila ka marrë peng institucionet vendore dhe qendrore, duke e trajtuar qytetarin e zakonshëm si ‘mish për top’, për të plotësuar orekset dhe pazaret e pushtetit, duke e zvarritur në të drejtat që i takojnë, duke ia mohuar ato, dhe duke i ofruar gjoja zgjidhje sa herë ofrojnë zgjedhjet, dhe përfundimi është gjithmonë i njejti, ku pushtat e pushtetit që fitojnë distancohen nga votuesi, dhe votuesi vazhdon kalvarin e vuajtjes.
Të gjithë jemi dëshmitarë të aktualitetit parlamentar, degradimin, shmangien nga përgjegjësia dhe detyra kushtetuese për të shërbyer ndaj votuesve. Të gjithë jemi dëshmitarë ku në foltoren e Parlamentit, flitet sa vila ka njëri dhe sa vila ka tjetri, e kujt është njëra kullë apo e kujt është kulla e rradhës, i kujt është njëri biznesmen dhe i kujt është tjetri, sa hektar i dhurohen njërit oligark, dhe sa hektar i dhurohen oligarkut tjetër. Prej kohësh nuk debatohet për zgjidhje në dobi të qytetarëve, nuk debatohet për fshatarët që nuk kan marrë nga një tapí për tokat e tyre, dokumentat e shtëpive që nga viti 1991, nuk debatohet pse fondet e aderuara nga Bashkimi Europian për zhvillimin bujqësisë kanë përfunduar për qoka partie në bujtina dhe hotele luksi, nuk debatohet pse nuk ka ilaçe në spitale, por edhe në ato pak raste kur ka ndodhur debat ka qenë për konsum dhe pazar të brendshëm të grupeve të ndryshme me interesa personale.
Miq të mi, koha e politikanëve që kanë plaçkitur Shqipërinë prej 34 vitesh ka përfunduar, dhe siç të gjithë jemi dëshmitarë që numërimi mbrapsht për këtë bandë hajdutësh në detyrë ka filluar, është çështje rradhe dhe kohe, ndaj dhe koha për ta ndryshuar këtë realitet po afron.
Të nderuar miq, dashamirës dhe banorë të Zall-Bastarit dhe Qarkut të Tiranës, në veçanti banorëve të komunitetit të cilit i përkas dhe me të cilët jam rritur, nisur nga përgjegjësia me të cilën angazhohem t’ju përfaqësoj në kuvendin e Republikës së Shqipërisë, kërkoj mbështetje maksimale nga secili prej jush.
Ju ftoj që të gjithë së bashku të ngrihemi në përgjegjësinë për të ndryshuar jetën e familjeve tona, duke i besuar dhe premtuar njeri-tjetrit një marrëveshje për përfaqësim dinjitoz në legjislaturën e ardhshme parlamentare për çdo hallin tuaj personal apo familjar !
Me anë të votëbesimit tuaj, ku vota juaj është i vetmi mjet demokratik për ndryshimin dhe përmirësimin e pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv, ju ftoj që të lidhim një kontratë besimi për t’i dhënë fund tranzicionit të kryetarëve autokrat dhe për të nisur një epokë të re qeverisëse me standarde dhe rregulla demokratike, për një jetesë dinjitoze dhe demokraci përfaqësuese funksionale.
Duke ju falenderuar për motivimin dhe kurajon për të marrë këtë përgjegjësi, i uroj secilit prej jush shëndet dhe mbarësi!