Drejtori i FBI-së, Kash Patel është tashmë zyrtarisht kreu i FBI-së, teksa u arrit të realizohej edhe betimi i tij. Ka qenë i dërguari i presidentit Donald Trump për misione speciale, Richard Grenell, i cili ka postuar një foto krah Patel.ht
Gjatë ceremonisë së tij të betimit, Patel shprehu mirënjohje për Trumpin, familjen e tij dhe senatorët që votuan për konfirmimin, duke thënë se ata do të kishin një “hap të madh besimi” tek ai.
“Unë po jetoj ëndrrën amerikane dhe kushdo që mendon se ëndrra amerikane ka vdekur, thjesht shiko këtu. Ju po flisni me një fëmijë indian të gjeneratës së parë që do të drejtojë komunitetin e zbatimit të ligjit të kombit më të madh në Tokën e gjelbër të Zotit. Kjo nuk mund të ndodhë askund tjetër”, tha Patel.
