HomeSportJo vetëm Kristjan Asllani në fushë, Inzagi merr në pankinë një 17-vjeçar...

Jo vetëm Kristjan Asllani në fushë, Inzagi merr në pankinë një 17-vjeçar shqiptar për ndeshjen me Xhenoan

spot_img

Kristjan Asllani nuk është futbollisti i vetëm shqiptar në gatishmëri të trajnerit Simone Inzagi në radhët e Interit për ndeshjen ndaj Xhenoas. Mesfushorit që e nisi ndeshjen si titullar, i është bashkuar një tjetër lojtar shqiptar.

Portieri i U20 të Interit, Alain Taho, është përzgjedhur si alternativë sot për katërkëndorin e zikaltërve, ku tashmë dihet se do të mungojë për rreth një muaj Jan Zomer, i cili është dëmtuar në gisht. Titullar në vend të zviceranit është graduar spanjolli Martinez, ndërsa në pankinë janë ulur 19-vjeçari italian Kaligara dhe pikërisht 17-vjeçari Taho.

alain taho 1

Ky i fundit është pjesë e kombëtareve  të moshave të Shqipërisë, pasi ka luajtur në vitet e fundit kualifikueset e Europianit si me U17, ashtu edhe me U19 kuqezi.

alain taho 2
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular