Kryeministri Edi Rama fton shqiptarët e Greqisë në panairin e punës që do të zhvillohet më 2 mars në Athinë.
Përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook, Rama u bën thirrje shqiptarëve të Greqisë që të marrin pjesë në panairin, i cili sipas tij ofron mundësi të mira për punësim dhe rikthim në Shqipëri.
Në panairin ‘Puno dhe jeto aty ku ke zemrën’ profesionistët mund të gjejnë mundësi më të mira për punësim e rikthim në Shqipëri, por dhe një hap të rëndësishëm për karrierën.
https
“Mirëmëngjesi dhe me këtë ftesë në adresë të bashkatdhetarëve tanë në Greqi, për t’u njohur me perspektivën e kthimit të plotë a të pjesshëm me punë në atdhe, përmes panairit të parë të këtij lloji, i cili hap një derë të re komunikimi me diasporën…”, shkruan Rama në Facebook.