Livia është banorja e cila u eliminua nga gara e sotme, duke hequr dorë përgjithmonë nga çmimi i madh. Bileta e fatit që Gjesti i kishte shpërndarë Livias ishte vetëm ‘vajtje’.
Livia ka folur pas daljes së saj nga shtëpia e “Big Brother VIP”. Ajo është shprehur se çfarë mund ta ketë penalizuar gjatë rrugëtimit të saj.
“Më pëlqen të jem koherente dhe të mbajë përgjegjësi për veprimet e mia. Nëse është ‘faji’ i dikujt është vetëm i imi. Kam hyrë për të qenë vetvetja. As unë nuk di të jem një lojtare, unë di të jem Livia, që kur do shumë dikë, rri më të, e mbështet, është e sinqertë, dhe ndan diçka të bukur kështu që nuk do kisha ditur të luaja.”
Pasi është pyetur se kush e fiton Big Brother ajo u përgjigj se e fiton Gjesti dhe do donte ta fitonte Laerti.
“Gjesti është një botë më e freskët, është një djalë që di të përballojë shumë situata pa u nervozuar, duke qeshur dhe duke luajtur. Mendoj që kjo është ajo që ka nevojë Big Brother.”