HomeKronikeAtentati në Kamëz, policia zbardh ngjarjen! Identifikon dhe shpall në kërkim autorët,...

Atentati në Kamëz, policia zbardh ngjarjen! Identifikon dhe shpall në kërkim autorët, gjen 2 makina të braktisura, dyshohet se…

spot_img

Policia identifikon dhe shpall në kërkim  personat që qëlluan me armë  zjarri nga një automjet drejt një automjeti tjetër,  mbrëmjen e djeshme, në rrugën “New York”, tek Rrethi i Bathores në Kamëz.

Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifikuar 3 autorët e dyshuar të atentatit në Kamëz.

Bëhet fjalë për  shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz, të cilët janë shpallur në kërkim nga policia.

Gjithashtu policia ka gjetur dhe sekuestruar dy automjete që dyshohet se janë përdorur nga tre autorët e dyshuar.

Ndërkohë që po punon për lokalizmin e automjeti tjetër që  janë larguar autorët.

“Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim”, njofton policia e Kamzës.

Njoftimi i plotë

Kamëz.

Policia identifikon dhe shpall në kërkim personat që qëlluan me armë nga një automjet drejt një automjeti tjetër, mbrëmjen e djeshme, në Kamëz.

Sekuestrohen dy automjeteve që dyshohet se janë përdorur nga tre shtetas të dyshuar si autorë si dhe punohet për lokalizmin e automjeti tjetër që janë larguar autorët pasi kanë braktisur automjetet që përdorën për të qëlluar me armë drejt një automjeti tjetër.

Vijon intensivisht kontrollet për kapjen e personave të shpallur në kërkim të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Në lidhje me informacionin paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme, për një automjet në lëvizje nga brenda të cilit është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një automjeti tjetër, ju informojmë se:

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe një pune të pandërprerë është bërë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim i autorëve të dyshuar të ngjarjes, konkretisht shtetasit D. M., 24 vjeç, F. K., 24 vjeç dhe E. K., 30 vjeç, të tre banues në Kamëz.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të zonës janë gjetur dy automjete të braktisura, të cilat dyshohet se janë përdorur nga autorët për tu larguar nga vendi i ngjarjes.

Po nga veprimet e para hetimore rezulton se 3 autorët e dyshuar të ngjarjes dyshohet se janë larguar me një automjet tjetër i cili është identifikuar nga ana jonë dhe vijon puna për gjetjen e automjetit , lokalizmin dhe kapjen e tre shtetasve të shpallur në kërkim.

Në bashkëpunim me Prokurorinë, vijon puna intensive për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular