HomePolitikeMbërrin në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, pritet në Rinas...

Mbërrin në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, pritet në Rinas nga kryeministri Rama

spot_img

Ka mbërritur në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Ai është pritur në aeroportin Nënë Tereza, nga kryeministri Edi Rama

“Rinas – Mbërritja e Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan”, shkruan Rama.

Kujtojmë se ardhjen e tij për herë të parë në Tiranë, e njoftoi një ditë më parë kryeministri Edi Rama

“Për herë të parë zbret në Shqipëri presidenti i Emirateve të Bashkuara në Shqipëri, sheiku Mohammed bin Zayed Al Nahyan”, tha Rama.

Kreu i qeverisë, tha se vizita e tij në Shqipëri, shënjon një gur të rëndësishëm kilometrik dhe të një partneriteti të forcuar kohët e fundit.

“Vizita e presidentit të emirateve dhe njërit prej udhëheqësve më të respektuar të botës së sotme shënjon një gur të rëndësishëm kilometrit dhe të një partneriteti që është forcuar shumë kohët e fundit. Vjen nesër për të vendosur të tjera piketa që bazohet tek interesat e përbashkëta”, tha Rama.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular