Tre banorë të rinj janë futur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP. Riki, këngëtar dhe ish-konkurrent i “The Voice of Albania”; Shkëlzeni, 29 vjeç nga Tropoja, sipërmarrës, mjek, stomatolog; Mikela, 26 vjeç, jeton në Itali prej shumë vitesh, blogere. Të tre ata pritet të rrisin dinamikat brenda në shtëpi.
Mikela tha se i pëlqen Laerti dhe se nuk i pëlqen Kelly. Shkëlzeni nga ana e tij tha se i pëlqen Gjesti dhe Egli, ndërsa ai që nuk i pëlqen është Vserlo. Për Rikin, i preferuari i tij është Gjesti, ndërsa më pak i preferuari dhe për të është Vserlo.