Donald Trump ka reaguar përmes një postimi në Truth Social, për fitoren e dukshme të konservatorëve në Gjermani.
Presidenti amerikan tha se ishte një “ditë historike” për Gjermaninë.
“Ashtu si SHBA-të, populli i Gjermanisë u lodh nga agjenda e paarsyeshme, veçanërisht për energjinë dhe emigracionin, që ka mbizotëruar për kaq shumë vite”, thotë Trump.

Kujtojmë se sondazhet sugjerojnë aleanca konservatore CDU/CSU fitoi rreth 28.5% të votave, ndërsa Alternativa e ekstremit të djathtë për Gjermaninë (AfD), e përqafuar fuqishëm nga aleati i ngushtë i Trump, Elon Musk, shënoi një rritje të fortë me 20%.