HomeAktualitetVIDEO/Panik në qiell të hapur, alarmi për bombë detyron avionin të bëjë...

VIDEO/Panik në qiell të hapur, alarmi për bombë detyron avionin të bëjë ulje emergjente! Momenti kur devijon në Romë shoqëruar nga Forcat Ajrore Italiane

spot_img

Një avion i American Airlines, i cili po fluturonte nga New Yorku në New Dehli, ka bërë ulje emergjente në Romë, për shkak të një alarmi për bombë.
Avioni u ul sigurt në aeroportin  Leonardo da Vinci të Romës dhe siç shihet edhe nga pamjet, gjatë devijimit, u shoqërua nga Forcat Ajrore Italiane.

Siguria është prioriteti ynë kryesor dhe ne falënderojmë klientët tanë për mirëkuptimin e tyre”, tha linja ajrore në një deklaratë, pas uljes emergjente.

Sipas të dhënave, kërcënimi për bombë u mor nga me email, por u konsiderua i pabazuar.
Megjithatë, autoritetet indiane insistuan që avioni të kontrollohej përpara uljes në New Dehli. Në aeroplan ishin 199 pasagjerë, si dhe 15 anëtarë të ekuipazhit, njoftoi linja ajrore. Pasagjerët po dërgohen me autobus në terminal për kontroll dhe avioni do të kontrollohet.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular