HomeBota“Evropa po pret Gjermaninë”, Friedrich Merz pas fitores së zgjedhjeve: Rusia dhe...

“Evropa po pret Gjermaninë”, Friedrich Merz pas fitores së zgjedhjeve: Rusia dhe SHBA-ja po gjejnë gjuhën e përbashkët

spot_img

Friedrich Merz, i cili i fitoi zgjedhjet në Gjermani ka thënë se Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë gjetur gjuhë të përbashkët “mbi kokat e Ukrainës dhe mbi ato të Evropës”.

Teksa shpalli fitoren me koalicionin e konservatorëve, Merz, ka shkruar në rrjetin social X se e ka me prioritet themelimin e një qeverie që do t’i përfaqësonte të gjithë gjermanët, ndërsa shtoi se “të gjithë janë të kthyer kah Gjermania”.

“Përshtypja ime gjatë ditëve të fundit është se Rusia dhe Amerika po gjejnë gjuhë të përbashkët – përmbi kokat e Ukrainës, e rrjedhimisht edhe mbi ato të Evropës. Prandaj, të gjithë po e kthejnë vëmendjen kah Gjermania. Sa të shpejtë janë gjermanët që pas këtij rezultati të komplikuar zgjedhor, të formojnë një qeveri? Për mua, kjo tani është prioritet”, ka shkruar Merz.

Ai ka shtuar se Gjermania ka nevojë që sa më parë ta formojë qeverinë.

“Duhet të bëhemi të aftë të veprojmë ndërkombëtarisht”, ka shtuar ai, ndërsa shtoi se Evropa po e pret Gjermaninë.

Aleanca konservatore e Gjermanisë CDU/CSU, e udhëhequr nga Friedrich Merz, ka marrë rreth 29 për qind të votave. Dalja në zgjedhjet e shkurtit u konsiderua masive.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular