Iftuar në “Big Brother VIP Fan Club” sot ka qenë Stresi. Ai ka folur në lidhje me lojën e banorëve duke analizuar edhe lojën e Vserlos pasi u pyet nga Heidi se çfarë mendimi ka për të si banorë i ri në shtëpi.
Mendoj që po kopjon me ato përndjekjet e tij që ju shkon banorëve mbrapa. Është një kopje e disa Big Brother-ave më tutje. Siç ka qenë Egla që i përndiqte lojtarët apo tjetri e tjetri. Të jesh uragan është fjalë e madhe. Nuk mendoj se është një uragan. Ka lojën e vet, strategjinë e vet.
A është loja e tij e ngjashme me atë të Gjestit?
Jo, nuk ka lidhje. Unë e thashë që është një kopje sepse i ka parë Big Brother-at e tjerë. Mendoj që këta njerëzit që hyjnë aq vrullshëm nga mesi pastaj normalisht do fillojnë të kenë ato balancimet.
E ka penalizuar Rozana? Livia flet për herë të parë pas daljes nga BBV!
Më tej ai shtoi se:
Kopja ngelet kopje dhe nuk ecën shumë gjatë. Unë ashtu e mendoj. Por ky BBV është shumë interesant dhe unë ashtu e shoh atë djaloshin. Nuk mendoj se është vetvetja sepse nuk ka kaluar akoma një muaj, pas një muaj e kupton që je vetvetja në Big Brother.