ftuar ditën e sotme në emisionin “Big Brother VIP Fan Club” ka qenë ish-banori, G Bani. Artisti i mirënjohur u përjashtua nga loja me Zarf të Zi duke përfunduar kështu rrugëtimin e tij në Big Brother.
Mbrëmjen e kaluar Gjesti kishte mundësinë nga zarfi që hapi nga ‘valixhja e tundimeve’ që të zgjidhte shtatë nga ish-banorët e këtij edicioni për t’i rikthyer 3 prej tyre sërish në lojë pas televotimit nga publiku. Heidi e pyeti G Banin në lidhje me lojën e cilit prej banorëve pëlqen ai meqë e ka parë dhe nga jashtë.
Dy lojtarë më pëlqejnë aty për lojën që bëjnë, që janë ekstrem me njëri-tjetrin. Gjesti që është provokativ dhe Danja që ka zgjedhur të bëjë një lojë më të përmbajtur dhe me një fjalor më të përmbajtur.
Loja e cilit banor e ka surprizuar për keq?
Loja e të gjithëve, e Laertit, e Eglit. E të gjithë atyre që kur kanë ardhur janë prezantuar si diçka që nuk janë. Loja e Gertës që ka qenë shumë agresive, edhe loja e Rozanës.
Nëse G Bani do të rifutej në shtëpi, cili prej banorëve do ta konsideronte si kundërshtar?
Të gjithë. Kush të dalë para.
Si mendon G Bani se do ta presin banorët nëse ai rifutet?
Keq, sigurisht që ata do të përpiqen të më etiketojnë si dhunues. Edhe do të kenë të drejtë sepse jam një person që kam përdorur dhunë fizike.