HomeSportKëmba e gjakosur, Jamal bën ironi me arbitrin: Nuk ishte faull

Këmba e gjakosur, Jamal bën ironi me arbitrin: Nuk ishte faull

spot_img

Pas fitores së komplikuar në fushën e Las Palmas, ylli i Barcelonës, Lamine Jamal bëri ironi për gjendjen e këmbës së tij, teksa në rrjetet sociale publikoi këmbën e gjakosur.  

Jamal tani duket se është mësuar të pësojë faulle dhe goditje nga kundërshtarët e tij, si në minutën e 59-të kur Esugo dhe Alex Munoz e rrëzuan atë pa u menduar dy herë. Jamal mbeti në tokë me dhimbje pas ndërhyrjes që pësoi, por nuk pati asnjë vendim nga arbitri Kordero Vega. 

17-vjeçari u shpreh i zhgënjyer për vendimin pas ndeshjes dhe me një nuancë ironie tregoi këmbën me çorapin e bardhë të përgjakur me shkrimin: “Nuk është faull”. Një tekst që u shoqërua edhe me dy emoji për të qeshur dhe një tjetër që mbulonte fytyrën me dorë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular