Kryeministri Edi Rama ka mbledhur këtë të hënë drejtuesit politik të Partisë Socialiste. Mbledhja zhvillohet në selinë rozë dhe në fokus ka përgatitjet për zgjedhjet e 11 majit dhe votën e diasporës. Ky takim i kreut të qeverisë dhe kreut të PS vjen edhe në kuadër të përgatitjeve të mazhorancës për fushatën elektorale që nis pas pak javësh.