Lajmi i trishtë vjen sot nga spitali i Shkodrës! Ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm Anila Ndoka (Prendushi), e cila u qëllua me armë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, 34 vjeç, pak ditë më parë.
Më 18 shkurt, 34-vjeçari Manaj, pasi qëlloi me plumb në kokë 44-vjeçaren, i dha fund jetës.
Kujtojmë se Ngjarja ndodhi rreth orës 11:15 në lagjen “Mark Lula”, brenda automjetit të Manaj, fare pranë vendit të punës së Anilës.
Mësohet se prej javësh Prendushi kishte vendosur të ndahej nga 34-vjeçari Kolë Manaj, me të cilin prej 5 vitesh bashkëjetonte, por marrëdhënia e tyre ishte më e hershme.
Manaj nuk e ka pranuar këtë fakt dhe disa herë kishte kërcënuar se do të merrte një veprim ekstrem ndaj vetes nëse ajo ndahej me të.
Prendushi punonte si psikologe dhe burime bëjnë me dije se 44-vjeçarja ishte e vetmja që kishte të ardhura në familje dhe mbante edhe të dashurin 34-vjeçar i cili nuk ishte në punë.
44 vjeçarja ishte nëna e tre fëmijëve, përkatësisht 20, 18 dhe 9 vjeç.