HomeAktualitetKlotilda Bushka paraqitet në SPAK

Klotilda Bushka paraqitet në SPAK

spot_img

Deputetja e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka, është paraqitur sot në Prokurorinë e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK).

Ende nuk dihen arsyet e kësaj thirrjeje, ndërsa pritet që institucionet të japin më shumë detaje mbi çështjen në fjalë.

Prokuroria e Posaçme po kryen hetime paraprake ndaj deputetes Bushka.

Emri i kësaj të fundit është regjistruar në regjistrin përkatës të njoftimeve si person i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, parashikuar nga neni 301 i Kodit Penal.

Deri në këtë fazë konstatohet se ekzistojnë të dhëna konkrete të cilat të çojnë tek dyshimi i arsyeshëm se personi nën hetim Klotilda Bushka ka kryer veprime aktive të kundërligjshme të cilat kanë interferuar me hetimin e organit procedues në lidhje me procedimin penal nr. 27 të vitit 2024.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular