Dod Mamli është identifikuar 67-vjeçari që u vra mbrëmjen e sotme me armë zjarri në Kurbin.
Sipas informacioneve, Mamli u qëllua në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.
Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet dhe në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar katër grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër.
Njoftimi i policisë:
Kurbin/Informacion paraprak
Në rrugën e fshatit Vilëz, Zhejë, Kurbin, shtetasi D. M, 67 vjeç është vrarë me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar.