HomeAktualitetPreç Zogaj: Soros ka ardhur kur kam qenë Ministër Kulture, pak a...

Preç Zogaj: Soros ka ardhur kur kam qenë Ministër Kulture, pak a shumë me kërkesën time

spot_img

Analisti Preç Zogaj, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, zbuloi një fakt interesant të gati 34 viteve më parë, kur ishte ministër i Kulturës në Qeverinë e Stabilitetit, lidhur me ardhjen e Sorosit në Shqipëri.

Zogaj tha se Sorosi erdhi atëherë kur ishte ministër dhe ndihmoi në shkollime dhe kualifikime të të rinjve.

“Soros ka ardhur për koicidencë kur kam qenë Ministër Kulture dhe ka ardhur pak a shumë me kërkesën time dhe e përcolli poeti i madh anti-stalinist, Jevtushenko. Ka ardhur nga vjeshta e 1991, në zyrën time dhe folëm. Më pyeti sa është buxheti i Ministrisë së Kulturës dhe tha: Po mirë Sorosin e keni thirrur ju?

Ai tha duhet të ftoni Sorosin se me kaq lek sa paskeni ju… Ai e mori përsipër për të ftuar Sorosin në Shqipëri.

Pas pak ditësh dërgoi Fron Nazin, djalin e një emigranti politik që ishte arratisur me të shoqen dhe kishte lënë këtu dy vajza. Kur fliste shqip fliste dialektin e veriut.

Ka investuar shumë për shkollime, kualifikime. Pastaj unë ika nga ministria dhe nuk më ka rënë të punoj te fondacioni i tij. Për herë të fundit e kam parë kur Presidenti Mejdani i dha urdhërin e Skënderbeut nga viti 1999 ose 2000, për kontributet që ka dhënë për arsimin, kulturën, për shtypin.

Madje konfliktin me Saliun e ka krijuar edhe për shkak të konfliktit me gazetën “Koha Jonë”, sepse gazeta ra në paaftësi paguese ndaj shtypshkronjës dhe gazeta ngeli, ndërhyri Fondacioni “Soros”.

Më tej pastaj ka vijuar si një zyrë këtu, me lloj-lloj aktivitetesh”- u shpreh Zogaj.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular