HomeKryesore“Rama sulmon drejtësinë për ta delegjitimuar”, Endri Hasa: Jemi të hapur për...

“Rama sulmon drejtësinë për ta delegjitimuar”, Endri Hasa: Jemi të hapur për koalicione me ata që mbështesin SPAK-un

spot_img

Kandidati për deputet i Koalcionit Euroatlantik, Endri Hasa, në një intervistë për A2 CNN, ka deklaruar se grupimi ku bën pjesë është i hapur për koalicione me forca dhe individë që mbështesin drejtësinë, SPAK-un dhe luftën kundër pandëshkueshmërisë.

Ne përfaqësojmë një politikë ndryshe, një politikë që dialogon me qytetarët dhe mbështet vlerat euroatlantike. Shqipëria ka nevojë për një politikë të re, larg korrupsionit dhe afër Bashkimit Europian,” – u shpreh Hasa.

Ai më tej tha se kryeministri Edi Rama dhe ish-kryeministri Sali Berisha po tentojnë të delegjitimojnë SPAK-un dhe institucionet e drejtësisë për të mbrojtur interesat e tyre politike dhe personale. Sipas Hasës, Demokratët Euroatlantikë mbështesin një Shqipëri ku sundon ligji dhe drejtësia është e pavarur.

Të mundshme për koalicione, të cilat deri javën që vjen do të përmbyllen dhe me afatet ligjore dhe ecim përpara drejt zgjedhjeve. Jemi të hapur për bashkëpunim dhe kemi pasur diskutime me të gjithë ata që duan të garojnë me lista të hapura. Me ata individ që janë për mbrojtje të drejtësisë, janë pro SPAK-ut, janë për të përfunduar një herë e mirë stina e pandëshkueshmërisë që s’po mbarron kurrë në Shqipëri dhe të ketë hapësirë për një politikë ndryshe, për një politikë ku flitet dhe dialogohet me qytetarët, për një politikë që i bashkohet vlerave që tashmë i përfaqësojmë dhe me emër, vlerave euroatlantike dhe një Shqipërie që ikën drejt Bashkimit Europian. Ju e dëgjuat dhe sot, është kthyer grupi parlamentar i PS-së në gjykatë. Edi Rama është bërë avokati i gjithëkujt sepse ka vetëm një hall, një hall që e bashkëndan me Sali Berishën, hallin ndaj drejtësisë. Secili do të marri autorësinë e drejtësisë, do të tregojë. Por situata sot është si të delegjitimojë, si të uli perceptimin publik në atë që shqiptarët sot kanë institucionin më të besueshëm që është SPAK dhe GJKKO. Ne jemi një grupim që përfaqësojmë tërësisht mbështetjen ndaj drejtësisë, sepse Shqipëria ka nevojë për një politikë të re, një politikë larg korrupsionit, një politikë Europiane” – tha Hasa.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular